Nesër Samiti Ukrainë-Ballkani Perëndimor, zbardhet agjenda! Pritja nga Rama dhe Zelenskyy

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2024, 16:30 | Politikë

Nesër Samiti Ukrainë-Ballkani Perëndimor, zbardhet agjenda!

A2 CNN ka zbardhur disa nga pikat e agjendës nga Samiti Ukrainë-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet nesër, 28 shkurt në Tiranë. Gazetarja Fjorela Beleshi raporton se fillimisht, ndalesa e parë do jetë në Kryeministri në orën 09:00 e ndërsa më pas pritja do të bëhet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Në orën 13:30 do të ketë një konferencë për mediat nga ana e Ramës dhe Zelenskyy-t. I pranishëm do të jetë dhe komisioneri për zgjerim Oliver Varherly.

 Në kuadër të këtij Samiti do të ketë edhe kufizim të  qarkullimit në Tiranë, që  do të nisë nga pasditja e sotme deri më 29 shkurt dhe do të aplikohet kryesisht përgjatë itinerarit që do të ndjekë eskorta e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky që nga Aeroporti "Nënë Tereza". 

Pjesëmarrëstt

Presidenti i Ukrainës
Volodymyr Zelenskyy

Presidentja e Moldavisë
Maia Sandu

Presidenti i Serbisë
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Malit të Zi
Jakoc MilatoviÇ

Presidenti i Maqedonisë së Veriut
Stevo Pendarovski

Presidentja e Kosovës
Vjosa Osmani

Presidenti i Kroacisë
Andrej Plenkoviç

Drejtuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës
Borjana Kristo

A2 CNN Livestream

Dita jonë