Berisha vijon sulmet ndaj drejtësisë: I përngjan asaj të diktaturës

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2024, 19:34 | Politikë

Berisha vijon sulmet ndaj drejtësisë: I përngjan asaj të

Prej afro dy muajsh në arrest shtëpie për akuzën e korrupsionit, Sali Berisha nuk ka reshtur së sulmuari sistemin e drejtësisë, duke e cilësuar atë të kapur nga qeveria dhe gjithashtu dhe prokurorë e gjyqtarë të veçantë.

Në grumbullimin e radhës poshtë dritares, drejtuesi i Rithemelimit, lëshoi akuzat e radhës ndaj SPAK dhe strukturave të reja, duke i krahasuar ato me drejtësinë e diktaturës, teksa shtoi se asnjëherë nuk do të bëjë lëvdata për to vetëm se duan të huajt.

“Drejtësia e re është kopja e shëmtuar e drejtësisë së vjetër të diktaturës. Është drejtësia e mercenarëve që s’kanë ligj as moral ligjor.

Ata që mbrojnë drejtësinë e re, ata mbrojnë krimet e Edi Ramës. Ata që u servirin shqiptarëve drejtësinë e re, u servirin mburojën e korrupsionit si drejtësi. U servirin mercenarët, bandat kriminale në drejtësi, që luftojnë kundër opozitës dhe qytetarëve.

Çfarë ligji respektojnë këta banditë? Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin. Zonja antikushtetuese del dhe merret me Olta Xhaçkën për luftë të brendshme në PD. Nuk përmend vendimin.

Po pse e lavdërojnë të huajt, duhet ta lavdërojnë shqiptarët?  Kurrë, kurrë, kurrë”, tha mes të tjerash Berisha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli