Hungaria miratoi anëtarësimin e Suedisë në NATO, ministri Hasani: Forcon sigurinë e rajonit tonë dhe të Aleancës

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2024, 18:35 | Politikë

Hungaria miratoi anëtarësimin e Suedisë në NATO, ministri

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, ka reaguar nëpërmjet një statusi në platformën X pas përfundimit të proceseve të ratifikimit në të gjitha vendet aleate, për Suedinë.

“Shqipëria mirëpret pranimin e Suedisë në NATO”, është shprehur ministri Hasani, ndërsa thekson se anëtarësimi i Suedisë do të forcojë sigurinë e rajonit tonë dhe të gjithë Aleancës.

“Së bashku jemi më të fortë. Ne jemi NATO”, ka thënë ndër të tjera ai.

A2 CNN Livestream

Latest Videos