Begaj pret deputetët britanikë, mesazhet që dolën nga takimi

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2024, 17:07 | Politikë

Begaj pret deputetët britanikë, mesazhet që dolën nga takimi

Presidenti Bajram Begaj priti në një takim në ambientet e presidencës një grup ligjvënësish nga Dhoma e Lordëve dhe Komunëve të Parlamentit britanik si dhe përfaqësues të partive të ndryshme politike.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe situatën në rajon.

Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe e cilësoi Mbretërinë e Bashkuar si “një avokate të proceseve integruese të Shqipërisë”.

Presidenti i Republikës falënderoi  qeverinë britanike për mbështetjen e dhënë në disa qytete në veri të Shqipërisë përmes projektit “Perspektiva të reja” për të rinjtë dhe bizneset, si dhe paraqiti vizionin e tij mbi të ardhmen për një zhvillim të qëndrueshëm të këtyre zonave.

Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu partneritetin mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, sigurisë dhe çështjet e demokratizimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos