Partia Demokratike zyrtare me anë të një deklarate denoncoi se sistemi e-Albania nuk funksionon siç duhet prej 10 ditësh.
Endri Hasa, Sekretari për Burimet Njerëzore deklaroi se bllokimi i firmës elektronike në e-Albania, ka paralizuar punën e qytetarëve, mjekëve, QKB, kadastrave, arkitektëve dhe inxhinierëve.
"Bllokimi dhe mosfunksionimi i sistemit të firmës elektronike prej më se 10 ditësh ka bërë që shumica e sistemeve më të rëndësishme për shërbimet ndaj qytetarëve dhe biznesit të mos funksionojnë.
Çdo veprim i mjekëve në qendrat shëndetësore për lëshimin e raporteve dhe recetave elektronike është i bllokuar duke paralizuar edhe furnizimin me barna të shumë pacientëve
Çdo aplikim në vend që kërkon vulë apo nënshkrim elektronik nuk funksionon, duke bërë që qytetarët dhe bizneset të hasin kosto në çdo orë që kalon. Partia Demokratike denoncon me forcë këtë bllokim dhe paralizim të shërbimeve elektronike qeveritare tëofruara nga AKSHI që me çdo orë mosfunksinimi të tyre po dëmtojnë qytetarët dhe bizneset.
Partia Demokratike kërkon nga institucionet përkatëse të nxisin hetimin dhe të marrin masa tëmenjëhershme për këtë situatë e cila ka efekte të mëdha ekonomike në xhepat e qytetarëve dhe bizneseve. Qeveria duhet të rikthejë menjëherë në normalitet funksionimin e sistemeve elektronike të afektuara dhe të marri përsipër çdo kosto dhe të anulojë çdo gjobë të gjeneruar për shkak të problemeve me firmën dhe vulën elektronike." (A2 Televizion)