Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Lirohen të arrestuarit e protestës së 20 shkurtit, deputetë të PD-së mbushin sallën e gjyqit

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2024, 10:46 | Politikë

Deputetë të Partisë Demokratike kanë shkuar, mëngjesin e së premtes, në Gjykatën e Tiranës në mbështetje të 4 personave të arrestuar për incidentet, gjatë protestës së opozitës më 20 shkurt.

Gazment Bardhi, Lefter Gështenja, Agron Gjekmarkaj, Edmond Spaho u shfaqën në ambientet e Gjykatës në mbështetje të të rinjve, të cilët qëndrojnë pas hekurave tashmë prej 4 ditësh.

11 persona u proceduan për incidentet në protestën e 20 shkurtit, ku u hodhën shishe me lëndë djegëse në drejtim të godinës së Kryeministrisë. 4 të arrestuarit u liruan nga gjykata.

Demokratët pretendojnë se në radhët e protestuesve, kishte efektivë të policisë civilë të cilët provokuan dhe ushtruan dhunë ndaj personave të pranishëm, duke i shoqëruar ata me forcë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi