Kryeministrja italiane ka falenderuar shqiptarët për miqësinë dhe bashkëpunimit, pasi Parlamenti votoi sot marrëveshjen për strehimin e refugjatëve.
Meloni falenderon po ashtu edhe homologun e saj Edi Rama dhe institucionet e vendit.
Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët u ratifikua këtë të enjte në një seancë të zhurmshme dhe që zgjati vetëm 10 minuta. Kuvendi e ratifikoi marrëveshjen me 77 vota pro. Votave të Partisë Socialiste iu bashkua edhe PDIU.
Në rendin e ditës ishte planifikuar votimi për marrëveshjen me Italinë për emigrantët dhe projektligji për Amnistinë Penale. Por, ky i fundit u hoq nga rendi i ditës, pasi sipas burimeve, PS-ja nuk ka arritur të sigurojë 84 vota për miratim. (A2 Televizion)