Dështon seanca e sotme ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme.
Seanca e paracaktuar nuk mundi të nisë, për shkak se gjyqtarja Irena Gjoka ishte në një proces tjetër gjyqësor.
Për shkak të përfundimit të orarit zyrtar të punës së gjykatë, avokatit iu komunikua nga sekretaria gjyqësore se në ditët në vijim do të njoftohen për datën dhe orën e seancës së radhës.
Berisha kërkoi sot heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Ai ndodhet në këtë masë që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, pasi është i dyshuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. (A2 Televizion)