Jamarbër Malltezi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar faktet që, sipas tij, vërtetojnë se prokurorët e SPAK-ut kanë fshehur, gënjejnë ose nuk referojnë një sërë faktesh, sa i përket çështjes “Partizani”, për të cilën ai është nën akuzë.
Prokurorët e SPAK kanë fshehur, gënjejnë ose nuk referojnë:
1. Kane fshehur konfirmimin e pronesise se tokes (per te mos proceduar per kallzim te rreme Taulant Ballen). Kane bere pjese te dosjes deshmi te rreme, POR kane fshehur Fletoret Zyrtare qe tregojne se nuk ka pasur shpronesim por Rekuizim te perkohshem. Pronesia e tokes ishte shkaku i shpifjes se Balles dhe baza e kallzimit te tij penal!
2. Prokuroret kane genjyer (dhe kjo genjeshter eshte bere pjese e vendimit te GJKKO) sikur familjet pronaret e kerkuan pronen pas 2005, kur ne dokumentet e dosjes hetimore jane perfshire vendimet e ish komisioneve te kthimit te pronave qe e kane njohur dhe pjeserisht kthyer pronen qysh ne 1995 e ne vijim, si dhe te drejten e parablerjes.
3. Prokuroret e SPAK kane genjyer dhe kjo genjeshter eshte bere pjese e vendimit te GJKKO sikur familjet pronare nuk kishin gjithe token e Klubit. Familjet pronare kane pasur mbi 21,000 m2 me shume se siperfaqja e klubeve. Familja Begeja jo vetem qe ka pasur 28,200 m2 brenda territorit qe u uzurpua nga ish Klubi, por ka pasur edhe 3,847 m2 pertej ish Klubit nga e cila sot figuron qe kompania e Carlo Bolinos i ka grabitur rreth 1500 m2.
4. Kane fshehur shkresat nga Ministrat socialiste Angjeli dhe Klosi ne 2005 per fillimin e procedurave te privatizimit ndonese u jane bere te ditura qysh para 5 muajsh kur ju derguan bashkangjitur padise per kallzim te rreme nga Balla.
5. Anashkalojne nderrimin e destinacionit nga Edi Rama me vendim KRRT 132/j date 08.06.2006 duke keqparaqitur sikur eshte miratuar nga KRRTRSH qe drejtohej nga Sali Berisha ne fund te Nentorit 2006. Por KRRTRSH nuk ka kaluar kurre asnje miratim pa Vendimin e KRRT se Tiranes. Edhe kur ne 2005 qeveria doli kundra bashkise ne rastin e Zogut te Zi, Edi Rama solli ne Tirane Presidentin e Kongresit te Autoriteteve Vendore te Keshillit te Evropes me 17 Janar 2006 dhe ka nje Komunikate Zyrtare nga ai institucion qe deklaroi se KRRTRSH nuk perputhet me Karten e Autonomise Vendore te KE.
6. Kishin fshehur (nuk referuan) lejen e sheshit te ndertimit firmosur nga Edi Rama me 19.12.2007 e zbardhur 06.01.2008.
7. Kishin fshehur (nuk referuan) lejen e ndertimit me kusht qe ka miratuar KRRT e Edi Rames ne shkurt 2008. Edi Rama nuk kalonte asnje leje ndertimi qe nuk donte pasi perdorte sekretarine teknike te KRRT (drejtorat e vet) si dige e nuk i fuste ne rend dite.
8. Kishin fshehur vendimet e gjykatave edhe te Shkalles se pare dhe te Apelit 2008-2010 qe u shprehen se leja quhet e dhene kur miratohet dhe jo kur zbardhet nga Bashkia.
9. Kishin fshehur 3 shkresat e kundraligjshme te Kryeinspektorit te Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik te Edi Rames leshuar ne 2010 pasi kishte dale vendimi i Gjykates i formes se prere. Edhe keto 3 shkresa te kundraligjshme i jane dorezuar SPAK para 5 muajsh bashkengjitur kallzimit per Taulant Ballen.
10. Kishin fshehur vendimet e gjykatave edhe te Shkalles se pare dhe te Apelit per shperblim demi qe gjeten Edi Ramen ne shperdorim detyre me dem rreth 330,000 euro!
11. SPAK fshehu hartat e Zonimit Funksional te paraqitura nga Urbaplan ne Dhjetor 2008 qe jane te firmosura nga Edi Rama dhe 10 drejtore te Bashkise qe ndryshojne destinacionin e gjithe zones se madhe te ish Klubit nga zone sportive ne “Zone Banimi me parametra te mesem dhe te larte urban”. SPAK ka fshehur vendimin e KRRT te Edi Rames nr. 238 te dates 27.12.2008 dhe hartat shoqeruese.
12. SPAK fshehu vendimin gjyqesor te formes se prere te falsifikimit te ish pishina. Kane shkruar se udhezimi per fshirje nga ZRPP (i paraqitur nga ish drejtori i ZRPP dhe ish Ministri per te trajtuar mijra fallsifikimet ne ZRPP) u shfuqizua pas disa vitesh nga Gjykata Kushtetuese por nuk tregon qe kjo ceshtje u gjykua per 7 vjet dhe ka vendim te formes se prere qe ishte falsifikim.
13. Kishin fshehur (dhe nuk referonin) kontraten e familjes Begeja me kompanine ndertuese ne 2007 ku parashikohej se cilido nga familja Begeja mund te hynte ne bashkeinvestim deri ne 25% te pjeses se vet.
14. SPAK fsheh kontratat e blerjes se tokes nga Prof. Malltezi qofte brenda bashkepronareve te familjes Begeja, si edhe tek bashkepronaret e familjeve te tjera (Saliaga, Llagami e Alimehmeti). Te gjitha kontratat i kane sekuestruar nga te gjithe noteret perkates ne Tirane ndaj fshehja e dokuementeve eshte shperdorim detyre. Keto kontrata I kane fshehur qe ti qendrojne narratives se Taulant Balles se Malltezi hyri me 114 m2 POR ndonese kane makine llogaritese dhe mund te benin nje pjesetim te konfirmonin se Prof. Malltezi 410 m2 nga trashegimia, ai bleu edhe mbi 2,100 m2 te tjera nga bashkepronaret.
15. SPAK fsheh 350 kontrata te shitjes se apartamenteve dhe dyqaneve fill me marrjen e lejes se ndertimit dhe kur nuk kishin filluar ende ndertimi fizik (2010-2011). Shitja ne grope me kontrata me cmim 20% me te ulet se tregu u perdor per te siguruar financimin e projektit.
16. Prokuroret kane disa faqe insinuata nese ish Klubi ishte ne Planin e Perhapjes se Forcave te Armatosura apo jo. Ka mbi 30 shkresa me Ministrine e Mbrojtjes, Shtabin e Ushtrise dhe Presidencen se kur ishte dhe kur eshte nxjerre jashte Planit te Perhapjes. Prokuroret politike kane disa konfirmime, perfshi edhe 9 dite para se te burgosnin Prof. Malltezin se ish Klubi nuk ka qene as ne Planin e Perhapjes se Forcave te Armatosura as ne vitin 2004 dhe megjithate kane tentuar qe te zhbejne nje dokument zyrtar me deshmi te rreme.
17. Prokuroret e SPAK kane genjyer dhe kjo genjeshter eshte bere pjese e vendimit te GJKKO sikur Klubet sportive funksiononin normalisht nderkohe qe ka (i) formulare me firmen e Edi Rames asokohe se te gjithe objektet ishin zene forcerisht (ii) shkrese nga Zv.Ministri i Sporteve e 2006 qe shkruan se Ministria e Sporteve as nuk e kish marre ne inventar Klubin Shumesportesh pasi eshte e uzurpuar me familje informale, dhe (iii) Ministria e Mbrojtjes as nuk e posedonte dhe as administronte ish Klubin.
18. Prokuroret e SPAK pervec qe kane fshehur vendimin e Edi Rames me 10 drejtoret e Bashkise per zonimin funksional te Tiranes firmosur me 27 Dhjetor 2008, kane fshehur/keqparaqitur edhe Planin e Pergjithshem Rregullues te 2012 i cili ka inkorporuar ne te harten e zonimit funksional te miratuar ne ate vendim. Ai zonim funksional i Dhjetorit 2008 paraqet gjithe zonen ne fjale si “Zone Banimi me parametra te larte urban”.
19. SPAK fshehu (nuk referoi) Vendimin e Keshillit Bashkiak nr. 57, date 24.12.2012 qe miratoi Planin e Pergjithshem Rregullues se Tiranes qe kish parashikuar edhe shkollen tek toka qe pronaret e lane “VAKEF” por qe Edi Rama firmosi 4 VKM per tia falur Bolinos.
20. SPAK nuk pranoi te administroje Ekspertizen e pavarur financiare pasi dukej se binte ndesh me pretendimet dhe sajesat që duan të mbajnë.
21. SPAK nuk pranoi te administroje fjalimin publik te Edi Rames ne Kongresin e PS (09 Prill 2022) dhe Asamblene e PS (07 Maj 2022) ku urdheron 2 here SPAK te veproje kunder Berishes pasi “po deligjitimohet SPAK dhe gjithe reforma ne drejtesi”. Ky urdher i thene publikisht nuk pranohet te behet pjese e dosjes se tregon nenshtrimin politik te drejtesise! (A2 Televizion)