Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

I dënuar për prostitucion, arrestohet shqiptari me 5 emra

Nga A2 CNN
25 Janar 2024, 09:35 | Kronikë

I dënuar për prostitucion, arrestohet shqiptari me 5 emra

Një person i dënuar për prostitucion është arrestuar nga policia në Rinas, teksa po tentonte të hynte në vend.

Në kuadër të operacionit të koduar “Identitetet”, falë bashkëpunimit me partnerët italianë, u bë i mundur arrestimi i shqiptarit me 5 emra, Auron Hashani alias Auron Samurri alias Auron Ajdinaj alias Avni Ajdinaj alias Elvis Ajdinaj.

41-vjeçari është dënuar me 4 vjet burgim, si pjesë e një grupi kriminal që shfrytëzonte shtetase të huaja për prostitucion, aktivitet i paligjshëm ky i zhvilluar gjatë viteve 2008-2012 në Milano.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, ku i duhet të vuajë dhe 3 vjet, 11 muaj e 11 ditë burgim.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi