Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 27%
  • Pak 47%
  • Aspak 27%

Dyshimi i fortë i Spahos: Berishës duan t’i djegin mandatin dhe të mos jetë në zgjedhjet e 2025-s

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2024, 22:19 | Politikë

Në Debat nga Alba Alishani, ku u diskutua për lirimin nga burgu të Vangjush Dakos, i ftuar ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili ngriti zërin duke thënë se drejtësia është duke vepruar me dy standarde.

Ai ngriti akuza të forta, duke theksuar se Gjykata e Lartë, e Apelit dhe Kushtetuesja, veprojnë si seli të PS-së. Për Spahon, po synohet që Sali Berishës t’i digjet mandati, në mënyrë që të mos jetë në krye të opozitës në zgjedhjet e vitit 2025.

“Është një çështje që hetohet prej 3 vitesh dhe ende nuk është nxjerr një fakt i vetëm dhe kalohet në arrest shtëpie. Kjo bëhet që ai të mos jetë në krye të luftës politike, të mos jetë në krye të opozitës, ti djegin mandatin, mundësisht ta lënë që të mos jetë faktor as në zgjedhjet e vitit 2025.

Ka dy standarde dhe kjo shihet fare qartë, por jo vetëm kaq por edhe politizim i tejskajshëm i drejtësisë”, tha Spaho.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu