Idrizi: Rruga për në BE nuk kalon nga Athina apo çështja Beleri

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2024, 22:25 | Politikë

I ftuar në studion e A2 CNN, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka argumentuar arsyen se përse ka dhënë votën pro marrëveshjes së emigrantëve. Ai u ndal edhe te çështja e Belerit, duke thënë se integrimi drejt Bashkimit Europian nuk kalon as nga ai dhe as nga Athina.

“PDIU mendojmë që rruga e Shqipërisë drejt BE kalon nga Roma, Berlini, Parisi, Londra, Uashingtoni, nuk kalon as nga Athina dhe as nga çështja Beleri. Pra kanë qenë këto arsye që na kanë bërë të votojmë. Opozita iu adresua për këtë çështje GJK, për të parë sa kompatibël ishte me legjislacionin shqiptar dhe pas këtij vendimi nuk kishte asnjë lloj pengese apo barriere”, tha Idrizi.

Një ironi e pati edhe për opozitën.

“Opozita nuk e votuan apo ishin në proces bojkoti, pra nuk votuan se nuk votuan asgjë, apo nuk e votuan këtë si marrëveshje”, përfundoi Idrizi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos