Për diplomatin Agim Nesho, nisma e “Ballkanit të Hapur” është e gjallë ende dhe këtë e tregoi kryeministri Rama gjatë samitit të sotëm mes BE dhe Ballkanit Perëndimor për planin e rritjes.
Sipas ish-ambasadorit, nëse nuk prishet dyshja Rama-Vuçiç, shqiptarët do të jenë të rrezikuar.
“Veprimi i Kurtit, nuk ishte i duhuri. Nuk kishte nevojë që ta bënte. Ka sinjale të tjera që duhet të ishin dhënë, por ka një gjë që sinjali duhet të jepej. Ballkani i Hapur nuk është mitologji. Është vetëm 2 muaj më parë kur u firmosën dy marrëveshje. Rama u frikësua, i thanë po të merr Vuçiç me vetë, kishte ndodhur Banjska dhe në këtë kuptim u pre. Sot Rama u shpreh hapur që po e vazhdon. Po nuk u prish dyshja Rama- Vuçiç, ne shqiptarët do të jemi të rrezikuar. Mezi e pres që Vuçiç të mbaj një qëndrim pozitiv, por është ajo që thotë shtypi perëndimor se politika amerikanë është naive që beson presidentin serb. Ky ishte një show i madh”, tha Nesho. (A2 Televizion)