Marsi vjen me dëborë në zonat malore të Korçës

Nga Artin Halili
1 Mars 2024, 11:22 | Aktualitet

Marsi vjen me dëborë në zonat malore të Korçës

Marsi vjen me dëborë në zonat e thella malore të qarkut të Korçës. Më së shumti borë ka pasur në lartësitë mbi 1400m kryesisht në majë të "Bigllës" ku trashësia ka shkuar në 5 cm si dhe në aksin rrugor Shtyllë - Mashkullore

Reshjet nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, kjo e për shkak të temperaturave të cilat shkojnë deri në 7 gradë celsius.

Marsi vjen me dëborë në zonat malore të Korçës

Burime zyrtare thanë se nuk ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike edhe në kushte kur mbrëmjen e djeshme ka pasur reshje të shumta shiu shoqëruar me erëra të forta.

Probleme ka pasur vetëm në një lagje të qytetit të Pogradecit, energji elektrike e rikthyer ditën e sotme.

Marsi vjen me dëborë në zonat malore të Korçës

A2 CNN Livestream

Dita jonë