Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Integrimi “peng” i Greqisë, ambasadori holandez: Kapitujt themelorë mund të hapen në 21 mars në Bruksel

Nga Artin Halili
1 Mars 2024, 13:02 | Aktualitet

Integrimi “peng” i Greqisë, ambasadori holandez: Kapitujt

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, nga Korça pas një takimi që ka pasur me studentë të fakultetit ekonomik ka komentuar hapjen e mundshme të negociatave për kapitujt themelorë në mbledhjen e këshillit në 21 mars.

Gjithashtu ambasadori holandez është ndalur edhe tek situatat parlamentare si dhe bllokimin që po i bën opozita prej muajsh këtij parlamenti.

Vos i është përgjigjur dhe interesit të gazetarëve për probleme të politikës shqiptare.

Para dy ditësh në Tiranë u zhvillua samiti Ballkani Perëndimor me BE. A ka shanse Shqipëria të hapë negociatat për kapitujt themelorë në mbledhjen e Këshillit në 21 mars?

"Siç e dini Shqipëria është në rrugën e saj drejt BE, kështu që zyrtarisht negociatat kanë nisur. Që raundi tjetër i negociatave të nisë duhet të ketë një vendim nga Këshilli në Bruksel por jam konfident që do të vijë shpejt. Nuk shoh arsye pse ky vendim duhet të zgjatet, është një proces në vijim dhe besoj se vendimi do të merret shpejt."

Prej 5 muajsh opozita po bllokon punimet e parlamentit, a keni një mesazh për palët politike? A duhet ti kthehet parlamenti diskutimeve normale?

"Parlamenti është demokraci, demokracia është zemra e një kombi dhe duhet të kemi një debat konstruktiv në parlament. Është e trishtë që Shqipëria muajt e fundit nuk ka patur një jetë të shëndetshme parlamentare. I kërkoj të dyve partive të bëjnë maksimumin e tyre, të kemi një parlament siç duhet të jetë."

Opozita është shprehur se ka dërguar gjithë ambasadave të huaja një letër ku ankohet për privimin e të drejtave të saj. A është kjo e vërtetë?

"Të dyja partitë e mëdha duhet të kontribuojnë në jetën parlamentare. Kjo është thirrja jonë. Për momentin kemi këto bllokime të procedurave parlamentare dhe reforma zgjedhore është një nga synimet që ne kemi."

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani