Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 89%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 11%
  • Lodhja fizike 0%

Thellohet tragjedia në Lushnje! Pas babait, ndërron jetë dhe i biri si pasojë e shpërthimit

Nga A2 CNN
1 Mars 2024, 18:29 | Aktualitet

Ka shkuar në 2 numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit në një kapanon ndërtimi. Mësohet se pas drejtuesit të ekskavatorit që ndërroi jetë në vendngjarje, ka humbur jetën edhe i biri i tij, 24 vjeçari Elidon Hoxha. Ky i fundit u nis me urgjencë drejt spitalit të Traumës për një mjekim të specializuar, por për fat të keq nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të marrë.

Më herët, shefi i Urgjencës, Skënder Brataj tha se i riu kishte djegie të rënda në fytyrë dhe ishte futur në intubim. Ndërkohë, edhe 2 të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Mes personave që janë dërguar drejt Traumës është dhe deputeti socialist, Bujar Çela.

 Me anë të njoftimi zyrtar, policia njoftoi se ngjarja ndodhi pak pas orës 16:00 ku në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli