Ish-ministri Damian Gjiknuri është paraqitur ditën e sotme në dyert e Prokurorisë së Posaçme, ku qëndroi për gjashtë orë. Pasi doli nga SPAK, Gjiknuri refuzoi t’iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për arsyet pse ishte thirrur.
“Është krejt e zakonshme që të japësh deklarime në prokurori për ngjarje për të cilat ke marrë dijeni gjatë ushtrimit të detyrës”, tha Gjiknuri. “Pse këtu i doni përgjigjet”.
Dy janë momentet që e lidhin ish-ministrin me paraqitjen e tij në prokurori. Një prej tyre është kallëzimi për rrugën Tiranë-Elbasan dhe përmendja e emrit të tij në dosjen e Arben Ahmetajt për incerenartorët.
Kujtojmë që deputeti socialist u paraqit në SPAK edhe të premten e kaluar, kur iu përgjigj interesit të prokurorëve lidhur me një kallëzim të bërë prej tij në 2017 kur ishte ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kallëzimi i ish-ministrit u bë për abuzime në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, pas shkeljeve të konstatuara nga një raport auditi i ministrisë së Infrastrukturës. (A2 Televizion)