Një i vdekur dhe 8 të plagosur në Lushnje, policia me informacion zyrtar: Ja si ndodhi ngjarja

Nga A2 CNN
1 Mars 2024, 17:09 | Kronikë

Një i vdekur dhe 8 të plagosur në Lushnje, policia me informacion

Policia ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të premte në Lushnje, ku një person ka ndërruar jetë, ndërsa 8 të tjerë mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pak pas orës 16:00 “në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm”.

“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Menjëherë, nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos