Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Pogradecit pasditen e së premtes.
Në njoftimin e policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të aneksit të stadiumit në një bllok pallatesh në periferi të qytetit.
Policia sapo mbërriti në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe është vënë në ndjekje të autorëve, teksa ende nuk dihet identiteti i të plagosurit.
“Ngjarja ka ndodhur në afërsi të aneksit të stadiumit në një bllok pallatesh në periferi të qytetit. Burime policore bëjnë me dije se nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur Olted Olldashi i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit. Burime thanë se ndaj Olldashit është qëlluar 4 herë me armë zjarri.
Pas plagosjes autori është larguar në drejtim të paditur ndërkohë që i plagosuri është nisur drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore. Burime pranë spitalit thanë se gjendja e të plagosurit është nën kontroll ndërsa paraprakisht mësohet se ka dy plagë në shpatull dhe këmbë.
Policia në vendin e ngjarjes për hetime të mëtejshme ndërkohë që është duke marrë në pyetje persona që kanë qenë në vendngjarje në momentin e plagosjes si dhe po bëhet kqyrja e kamerave të bizneseve rreth zonës”. (A2 Televizion)