Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 89%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 11%
  • Lodhja fizike 0%

Të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, ekstradohen në Shqipëri 3 persona, 1 drejt Spanjës

Nga A2 CNN
1 Mars 2024, 10:59 | Kronikë

Të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, ekstradohen

Katër persona janë ekstraduar nga vendet të huaja drejt Shqipërisë, pasi ishin dënuar dhe akuzuar për një sërë veprash penale. Mësohet se 4 personat e ekstraduar, janë të dënuar dhe akuzuar nga autoritetet në Shqipëri dhe në Spanjë, për armëmbajtje pa leje, kultivim, prodhim dhe shitje narkotikesh, si dhe për fshehje të ardhurash.

Salvatore Salozzo, 31 vjeç, lindur në Itali, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. 31-vjeçari ka fshehur të ardhurat e shoqërisë tregtare të tij dhe nuk i ka paguar detyrimet tatimore shtetit shqiptar.

Renald Lleshi (Canaj), 29 vjeç, u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Sarandës, me mbi 3 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Më datë 29.08.2017, në Sarandë, 29-vjeçari bashkëpunoi për plagosjen me armë zjarri, të 3 shtetasve, ndërsa në banesë iu gjetën 9.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Njazi Kulla, 28 vjeç, u ekstradua nga Luksemburgu në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 28-vjeçari duhet të vuajë dhe rreth 2 vjet burgim, nga ky dënim.

Shtetasi me iniciale L. Ll., 48 vjeç, lindur në Vlorë, u ekstradua nga Shqipëria në Spanjë, pasi Gjykata e Barcelonës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Spanjës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli