Plagosje me armë zjarri në Koplik, agravon sherri mes të rinjve

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2024, 20:31 | Kronikë

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Koplik. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, një person ka plagosur me armë zjarri një 32-vjeçar.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i është vënë pas autorit të ngjarjes, i cili është larguar menjëherë pas plagosjes.

“Koplik/Informacion paraprak: Më datë 29.02.2024,  rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik. 32-vjeçari  ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos