Konferencë për Belerin, avokatët grekë mbajnë qëndrim: U shkel prezumimi i pafajësisë

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2024, 16:17 | Kronikë

Dy avokatë grekë e një austriak, u ulën krah kolegut të tyre shqiptar që mbron Alfred Belerin, për të shprehur në publik një qëndrim mbi procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

“Në të gjitha vendet ku funksionon demokracia normalisht njerëzit që zgjidhen nga populli marrin mandatin e tyre dhe pastaj procedojnë me gjykatën”, tha Athanasios Zupas, anëtar i Asamblesë Kombëtarë të Avokatisë së Greqisë.

“Ndërkohë që ai u shpall si kryetar bashkie nga gjykata civile, vijoi paraburgimi i tij, duke shkelur prezumimin e pafajësisë. Kemi vënë re që ka edhe raste të tjera, të cilat gëzojnë një trajtim ndryshe dhe kjo është diçka që nuk duhet të ndodhte pasi kemi shkelje të barazisë në të drejtë”, tha Athanasios Makrianis.

Konferenca e avokatëve të Belerit u mbajt një ditë pasi Gjykata e Posaçme ndërpreu seancën e diskutimeve përfundimtare të avokatëve dhe shty seancën për në 5 mars. Sink GjyzariËshtë e kuptueshme përse e ndërpreu, për to dhënë edhe disa ditë kohë Prokurorisë së Posaçme, që të ketë pak ditë kohë, të rregullojë ato momente që ne ekspozuam dje në proces. Ndërsa përfaqësuesit politikë në konferencën drejtuan gishtin tek kreu i qeverisë.

“Arrestimi e mbajtja në burg e Fredi Belerit ka vetëm një motiv të qartë. Ai është kundërshtari politik i Edi Ramës, i cili me votën e himariotëve, do të ulej në atë karrige dhe do të zbulonte para shqiptarëve e faktorit ndërkombëtar zullumin e Edi Ramës e të qeverisë së tij me pronat në bregdet”, tha Flamur Noka. “Çështja Beleri ka qenë frymëzim, regji dhe monitorim në çdo detaj të saj nga z. Rama”, tha Dule.

Në seancën e radhës, Gjykata e Posaçme do të dëgjojë edhe fjalën e vetë të pandehurit Beleri, të akuzuar për “korrupsion në zgjedhje” e më pas do të tërhiqet për shpalljen e vendimit përfundimtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos