Policia jep detaje për vrasjen e dy personave në Korçë

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2024, 21:09 | Kronikë

Policia jep detaje për vrasjen e dy personave në Korçë

Policia ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Korçës. Policia njofton se rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga "Koço Golniku", një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Emiljano Pinen, rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

“Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga "Koço Golniku", një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes”, njofton policia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë