Berisha kërkon shfuqizim të masës së sigurisë, GJKKO njofton kur do ta shqyrtojë

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2024, 10:55 | Kronikë

Berisha kërkon shfuqizim të masës së sigurisë, GJKKO

Kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha për shfuqizim të masës së sigurisë, do të shqyrtohet më datën 4 Mars ora 11:00 në GJKKO.

Seanca e së martës dështoi për shkak se gjyqtaria Irena Gjoka ishte në një gjykim tjetër që zgjati përtej përfundimit të orarit zyrtar të punës në gjykatë.

Berisha kërkoi heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Ai ndodhet në këtë masë që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, pasi është i dyshuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli