Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Vangjush Dako lë burgun e Durrësit, jashtë e presin familjarë e të njohur

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2024, 20:05 | Kronikë

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, nën akuzë për "shpërdorim detyre" në dy raste, është nxjerrë nga qelia, pas rreth 9 muajsh, me vendim të Gjykatës së Posaçme. Ndaj Dakos, GJKKO ka caktuar masën "arrest shtëpie" me mbikëqyrje policore 24 orë, pasi kanë kaluar afatet e paraburgimit.

Rreth orës 19:00, Dako i shoqëruar nga një makinë policie la burgun e Durrësit. A2 CNN ka siguruar pamjet e këtyre momenteve. Jashtë e prisnin disa familjarë të tij, të cilët e përqafuan dhe më pas makina e policisë ka vijuar drejt banesës ku ai do të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore.

Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në dy raste në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Vendimi i sotëm i GJKKO-së detyron Vangjush Dakon të mos largohet nga banesa e të mbikëqyret 24 orë me polici.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli