Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
Gjykata e Posaçme ka liruar nga paraburgimi Dakon, duke i vendosur masën e arrestit në shtëpi.
Pas marrjes së këtij vendimi, Dako do të jetë 24 orë me mbikëqyrje policore, ndërsa mësohet se, shkak i lirimit është kalimi i afatit 6-mujor të paraburgimit. (A2 Televizion)