Ngacmoi seksualisht një minorene, arrestohet 50-vjeçari në Kavajë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2024, 12:20 | Kronikë

Ngacmoi seksualisht një minorene, arrestohet 50-vjeçari në

Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kavajës pasi ngacmoi seksualisht një minorene. Sipas Policisë 14-vjeçarja bëri kallëzim për 50-vjeçarin nga Luzi i Vogël, i cili e kishte ngacmuar  seksualisht, në rrugë.

Njoftimi i Policisë Kavajë

Ngacmoi seksualisht, në rrugë, një 14-vjeçare, menjëherë pas kallëzimit, Policia vë në pranga 50-vjeçarin.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një të miture, se ishte ngacmuar  seksualisht, në rrugë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Kavajë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit P. Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli