Mediat italiane njoftojnë se, 17-vjeçari i arrestuar për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja në një pyll në Itali ka pranuar krimin.
“Po, unë e bëra”, ka thënë i mituri, ndërsa nuk ka bërë të ditur motivin.
Rrethanat që çuan në takimin fatal mes të dyve nuk janë ende plotësisht të qarta, por nuk mund të përjashtohet që i mituri të mund të ketë pasur lidhje me Dedjan, duke qenë se ky i fundit kishte pasur probleme familjare të lidhura me një “jetë të dyfishtë”.
Trupi i pajetë i Dedjas u gjet nga një mik me 21 Janar. Trupi ishte në një pellg gjaku pak metra larg Mercedes-it të tij B-Class. (A2 Televizion)