Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, në lagjen nr.4.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shpërthimi ka ndodhur ka ndodhur në banesën e Ilir Kociljas, i cili pak ditë më parë vrau me thikë Halil Kokën.
Nga ngjarja nuk ka mbetur asnjë i lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rastit.
Njoftimi i policisë së Durrësit:
Durrës/Informacion paraprak: Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.
Kujtojmë se për ngjarjen e ndodhur të mërkurën e javës së kaluar, Ilir Kocilja ka pranuar krimin. Gjatë marrjes në pyetje, 35-vjeçari është shprehur se sherri kishte nisur para disa ditësh për një vend parkimi në rrugicën e lagjes.
Ndërsa mesditën e mërkurës ai e priti fqinjin sapo doli nga pallati dhe e ndoqi me thikë në dorë derisa i mori jetën. (A2 Televizion)