Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

Arrestohet në Emiratet Arabe Denis Bajri, akuzohet në Shqipëri për vrasje

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2024, 10:59 | Kronikë

Arrestohet në Emiratet Arabe Denis Bajri, akuzohet në Shqipëri

Është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Denis Bajri, i cili kërkohet nga autoritetet shqiptare për vrasjen e Gjin Ndojit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në Shkodër.

“Në vijim të punës së pandërprerë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion se një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vrasje, fshihej në Emiratet e Bashkuara. Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të zyrave të Interpolit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara, të operacionit policor të koduar “Rishtas”, gjatë të cilit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit D. B., 36 vjeç, lindur në Shkodër”, njofton Policia e Shtetit.

Ky shtetas është i akuzuar nga SPAK, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, pasi dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Gj. B. (N.), kryer më datë 09.08.2020, në Shkodër. Vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

A2 CNN Livestream

A2 Business