Përplasen tre automjete në rrugën Transballkanike

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2024, 09:45 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur paraditen e së mërkurës në rrugën Transballkanike, ku një drejtues ka humbur kontrollin e mjetit.

Për pasojë, ai është përplasur me dy automjete të tjera që ndodheshin të parkuara. Për fat të mirë, persona të lënduar nuk ka, por vetëm dëme materiale të automjeteve.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos