Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Akuzohet për “korrupsion pasiv”, shtyhet sërish gjyqi për kardiologun Edvin Prifti

Nga Armand Bajrami
28 Shkurt 2024, 10:35 | Kronikë
Akuzohet për “korrupsion pasiv”, shtyhet sërish gjyqi
Edvin Prifti duke dalë nga SPAK

Sot ishte parashikuar që të mbahej seanca gjyqësore për kardiologun Edvin Prifti, gjyqi që është shtyrë sërish për të disatën herë.

Seanca paraprake është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit Henrik Ligori, ndërsa Prifti u paraqit sot në GJKKO.

Mjeku Prifti akuzohet për kryerjen e figurave të veprave penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, në 7 (shtatë) raste, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani