Dy të vrarë me armë zjarri në Korçë

Nga Artin Halili
28 Shkurt 2024, 20:42 | Kronikë

Dy të vrarë me armë zjarri në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Korçës. Mësohet se dy person kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në lagjen numër 18 të këtij qyteti.

Një prej tyre është shpallur i vdekur në vendngjarje, ndërsa tjetri, i identifikuar si shtetasi Emiljano Pine (alias Jorgo Prifti) është paraqitur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pas pak minutash ka ndërruar jetë.

A2CNN mëson se autori i ngjarjes është shtetasi që u gjet i pajetë në rrugë, i cili është identifikuar më pas si Ilo Lluka. Ai fillimisht ka qëlluar me armë zjarri 40-vjeçarin, i cili vdiq në spital dhe më pas ka vrarë edhe veten.

“Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga "Koço Golniku", një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë”, sqaron policia.

Për këtë rast uniformat blu kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor, që po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos