Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Krujë. Sipas policisë një 57-vjeccar ka mbetur i plagosur, ndërsa efektivët në terren po punojnë për kapjen e autorit të ngjarjes.
“Më datë 28.02.2024, në rrugën "Asim Zeneli", shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)