Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 89%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 11%
  • Lodhja fizike 0%

Grabitet marketi nën kërcënimin e armës në Kavajë

Nga Elitjona Doko
29 Shkurt 2024, 19:45 | Kronikë

Grabitet marketi nën kërcënimin e armës në Kavajë

Një grabitje e dyshuar me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Kavajës.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, në Qerret, ku një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, ka hyrë në një market ushqimor, ku ka marrë një sasi parash, dhe më pas është larguar.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon  për identifikimin e kapjen e autorin dhe dokumentin ligjor të  ngjarjes”, njofton policia.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli