Ish-ministri Damian Gjiknuri është paraqitur ditën e sotme në dyert e Prokurorisë së Posaçme. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga SPAK, për arsyen e thirrjes së tij, por dy janë momentet që e lidhin ish-ministrin me paraqitjen e tij në prokurori.
Një prej tyre është kallëzimi për rrugën Tiranë-Elbasan dhe përmendja e emrit të tij në dosjen e Arben Ahmetajt për incerenartorët.
Kujtojmë që deputeti socialist u paraqit në SPAK edhe të premten e kaluar, kur iu përgjigj interesit të prokurorëve lidhur me një kallëzim të bërë prej tij në 2017 kur ishte ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kallëzimi i ish-ministrit u bë për abuzime në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, pas shkeljeve të konstatuara nga një raport auditi i ministrisë së Infrastrukturës.
Kallëzimi i ish-ministrit u bë për abuzime në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, pas shkeljeve të konstatuara nga një raport auditi i ministrisë së Infrastrukturës. (A2 Televizion)