Aksident i rëndë mes dy makinave te "Brryli", njëra prej tyre përplaset me pemën dhe kangjellat e rrugës

Nga A2 CNN
1 Mars 2024, 09:19 | Kronikë

Aksident i rëndë mes dy makinave te "Brryli", njëra

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te zona e Brrylit në Tiranë.

Raportohet se, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë njëra prej tyre ka përfunduar duke u përplasur me pemën dhe duke shkatërruar kangjellat e vendosura anë rrugës.

Ndërkohë, automjeti tjetër ka ngelur në mes të rrugës. Dyshohet paraprakisht që shkak është bërë shkelja e semaforit nga njëri prej mjeteve, që ka shkaktuar përplasjen e fortë.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos