Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Vrau baronin shqiptar të drogës, gjykata belge dënon me 30 vite burg Afrim Memën

Nga A2 CNN
1 Mars 2024, 10:35 | Kronikë

Vrau baronin shqiptar të drogës, gjykata belge dënon me 30 vite

39-vjeçari shqiptar, Afrim Mema, i akuzuar për një vrasje në Strombeek-Bever në Belgjikë është dënuar me 30 vjet burg nga juria popullore e gjykatës së madhe të Brabantit Flaman në Leuven.

Mema akuzohet për vrasjen e bashkatdhetarit të tij 42-vjeçarit Edit Mema. Ndonëse kanë mbiemrin e njëjtë autori nuk ka lidhje me viktimën. Sipas mediave belge, nxitja ose vetëmbrojtja e ligjshme në një ngjarje dinamike, siç u paraqit nga mbrojtja, u refuzua nga juria.

Në arsyetimin e saj, juria iu referua raportit të mjekëve dhe ekspertëve balistikë. Për shembull, pati një goditje me kontakt fatal përmes kokës, e cila u administrua pasi ishin qëlluar tashmë katër të shtëna. Juria vuri në dukje në arsyetimin e saj se Afrim Mema ishte dënuar tashmë me dy vjet burg në rininë e tij për sulmi të rëndë.

Vrau baronin shqiptar të drogës, gjykata belge dënon me 30 vite

Edit Mema, 42 vjeç u vra më 8 prill 2020 nga disa plumba në një piceri në Strombeek-Bever, në entin Grimbergen. Viktima ishte kreu i një bande trafikantësh shqiptarë që vepronin në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Autori u largua, por pak më vonë u arrestua nga policia në Merchtem. Ai i kishte vënë flakën automjetit në të cilin ndodhej arma e vrasjes, e më pas u largua me biçikletë.

Nga hetimet rezultoi se e gjithë ngjarja kishte lidhje me trafikun e drogës dhe më pas u zbulua se pronari i picerisë që mbeti i vrarë ishte kreu i një organizate drogë. Ndërsa pas vdekjes së tij në krye të organizatës u vendos i vëllai, ndërsa gruaja mbajti për ca kohë një rol dytësor, derisa u spostua nga organizata.

Në dhjetor 2020 u kryen një sërë kontrollesh nëpër banesat e të dyshuarve. Kjo tregoi se 12 anëtarët, kryesisht shqiptarë dhe bullgarë, importonin dhe eksportonin kokainë nga Strombeek-Bever. Ata kanë tregtuar të paktën 84 kilogramë kokainë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi