Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Panik në Ballsh, shpërthen zjarri në depozitën e karburantit

Nga A2 CNN
1 Mars 2024, 16:34 | Kronikë

Një zjarr i fuqishëm është regjistruar në orët e pasdites së të premtes në qytetin e Ballshit duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Sipas raportimeve paraprake mësohet se zjarri është shkaktuar nga një depozitë karburanti brenda ambienteve të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh.

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë dhe pyllin me pisha në zonë, teksa zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Paraprakisht nuk raportohen të lënduar, teksa shkaqet e zjarrit në depozitën e naftës janë ende të paqarta.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli