Shpërthen në flakë automjeti në Tiranë-Elbasan, shpëton mrekullisht shoferi

Nga A2 CNN
1 Mars 2024, 11:02 | Kronikë
Shpërthen në flakë automjeti në Tiranë-Elbasan,
Foto ilustruese

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin Tiranë – Elbasan. Mësohet se shkak është bërë një defekt në mjetin e 39-vjesohet se shkak është bërë një defekt në mjetin e 39-vjeçarit, I.Z..

Ndërkohë, raportohet se, ka pasur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Grupi hetimor dhe policia janë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

“Elbasan/Informacion paraprak: Rreth orës 10:30, në autostradën "Tiranë-Elbasan", dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin I. Z., 39 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos