Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Berat, makina godet nga pas kamionin, një 13-vjeçar dhe e ëma dërgohen me urgjencë në spital

Nga Çaku Tafa
7 Mars 2024, 19:18 | Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Berat, makina godet nga pas

Një aksident i rëndë ka ndodhur në në rrugën nacionale Lushnje-Berat, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona që udhëtonin në një veturë tip Benz.

Si pasojë e përplasjes së fortë, është transportuar në spitalin e Lushnjës K.B. 13 vjeç dhe e ëma.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kashtë-Bardhë, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka ndaluar në rrugë, e për pasojë automjeti e ka goditur nga pas.

"Sot me datë 07.03.2024 rreth orës 18:40 në aksin rrugor "Lushnjë-Berat", shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka goditur nga pas një automjet (kamion) tip "Man" me drejtues shtetasin K. N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip "Benz", shtetasja L. K., 58 vjeçe dhe një shtetas i mitur, 13 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia.

Mjetit të tonazhit të rëndë i ishte shpuar goma dhe frenoi, ndërsa drejtuesi i Benzit nuk shmangu dot përplasjen.

Nikollaq Biti nga Berati udhëtonte drejt Lushnjës me djalin dhe bashkëshorten. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos