Policia e Vlorës ka dhënë detaje nga operacioni “Knock Out 6” që u zhvillua në Babicë të Madhë të Vlorës.
Në kuadër të këtij operacioni u zbulua një bazë armatimesh të rënda, i cili zotërohej nga Luciano Deraj alias “Albano”. Mes armëve të gjetura janë snajper e montuar në gjendje luftarake, me silenciator, pistoletë e markës “Zastava”, pistoletë-stilolaps, minë e përshtatur me celular.
Gjithashtu, u zbuluan targa të ndryshme, çelësa makinash dhe maska silikoni.
Armët e gjetura
1. Një armë zjarri snajper e kalibrit 7.62 mm, e montuar në gjendje luftarake, me silenciator (zhurmëmbytës);
2. Pjesë përbërëse të armëve luftarake, për formimin e 2 armëve të tjera zjarri pushkë snajper;
3. Një armë zjarri pistoletë, e markës “Zastava” kalibri 10 mm, dhe 2 krehra me fishekë të po këtij kalibri;
4. Një armë pistoletë-stilolaps me ngjyrë bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6 mm;
5. Një armë e futur në këllëf, e kalibrit 12 mm, prodhim Rus;
6. Dy kuti plastike me material ndihmëse për mirëmbajtjen e armëve snajper;
7. Minë e përshtatur me celular dhe eksploziv plastik, si dhe shtatë kallëpe me lëndë eksplozive plastik të kapaciteteve 200 dhe 400 gr;
8. Katër silenciatorë me trup metalik me ngjyrë të zezë për armë të gjata;
9. Një dylbi optike termike me ngjyrë ushtarake, me gjatësi 41 cm me shikueshmëri natën;
10. Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi;
11. Dy palë dylbi optike vëzhgimi;
12. Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit;
13. Një kuti plastike me ngjyrë të zezë, brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë kalibri 9 mm.
14. Një sasi e madhe fishekësh të kalibrit 7.65 mm dhe 45 krehra automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri;
15. Nje sasi e madhe fishekësh kalibri 12 mm;
16. Disa mijëra fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, ndezësa granatash dore;
17. Disa celularë që do t’i nënshtrohen ekspertizës;
18. Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin, me karikuesin e saj në valë të DVP Vlorë;
19. Një pajisje me antenë;
20. Njësi qendrore kompjuteri dhe DVR;
21. Një numër i madh targash automjetesh dhe celësash të ndryshëm automjetesh;
22. Disa maska me ngjyre të zeze dhe maska silikoni me formën e kokes se njeriut;
23. Disa fenelina policie dhe veshje te ndryshme. (A2 Televizion)