“Mposhti” vetting-un në Strasburg, KPA prish vendimin e dhënë në 2019 për Antoneta Sevdarin

Nga A2 CNN
11 Mars 2024, 13:58 | Aktualitet

“Mposhti” vetting-un në Strasburg, KPA prish vendimin e

Fitorja e saj duke hedhur poshtë vendimin e Këshillit të Posaçëm të Apelimit, shënoi një ndër rastet kur procesi i vettingu-t mori notë ngelëse në Strasburg.

Gjykata ndërkombëtare gjeti shkelje në procesin ndaj anëtares së shkarkuar të KLP-së, duke i kërkuar shtetit shqiptar dëmshpërblimin e Antoneta Sevdarit me 25 mijë euro dhe rishikimin e vendimi, pasi i janë shkelur disa të drejta gjatë rivlerësimit kalimtar.

Sot u luajt akti i radhës në sagën Sevdari, teksa Kolegji i Posaçëm i Apelimit prishi vendimin e dhënë më 28 shkurt 2019 për shkarkimin e saj nga detyra.

KPA vendosi: Pranimi i kërkesës së kërkueses Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019;  Prishja e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019 dhe rigjykimi i çështjes gjyqësore të juridiksionit të rivlerësimit (JR) nr.17, datë 13.09.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 42, datë 18.07.2018”, thuhet në njoftim.

Çështja e Sevdarit do të rishqyrtohet nga KPA në 17 prill, me seancën që do të nis në orën 10:00.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu