Rama inauguron bustin e Konstantinos Mitsotakis në Derviçan: Do të kisha dashur që Kyriakos të ishte këtu

Nga A2 CNN
27 Tetor 2023, 12:32 | Aktualitet

Rama inauguron bustin e Konstantinos Mitsotakis në Derviçan: Do

Edi Rama ka inauguruar bustin e ish-kryeministrit grek, Konstantinos Mitsotakis, në Derviçan.

Pavarësisht se një vit më parë i biri i Mitsotakis, kryeministri aktual i Greqisë, u kishte premtuar minoritetit grek në këtë fshat që do të ishte në inaugurimin e bustit, Kiriakos Mitsotakis, nuk ishte në krah të Ramës.

Në fjalimin e tij, kreu i qeverisë e nisi duke folur për jetën dhe rolin që ka pasur babai i homologut të tij grek në shtetin fqinj, por edhe në marrëdhëniet me minoritetin që ndodhet në jug të Shqipërisë.

Sipas Ramës, “rikthimi” i tij në sheshin e Derviçanit bëhet në kohën e duhur dhe pse, siç u shpreh ai, do të donte që i biri, Kyriakos të ishte i pranishëm në inaugurim, ashtu siç kishte premtuar një vit më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos