Kryeministri Edi Rama është pritur të mërkurën nga Presidenti i Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan.
Në një postim në mediat sociale, kreu i qeverisë shrehet se Presidentin biseduan për projekete strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti.
Kujtojmë se Rama ishte të martën në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale ku foli për rëndësinë e partneritetit që Shqipëria ka me Emiratet e Bashkuara, por edhe për revolucionin teknologjik, që siç u shpreh ai, po kalon Shqipëria.
(A2 Televizion)