Çregjistrimi i Bashës si kryetar i PD, shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës

Nga A2 CNN
2 Prill 2024, 11:52 | Aktualitet

Gjykatën e Tiranës Dhoma Civile, zhvilloi seancën me palë kërkuese grupin e përfaqësuar nga Gazment Bardhi, ku kërkohet çregjistrimi i emrit të Lulzim Bashës si kryetar të PD.

Këshilli Kombëtar i PD i datës 27 korrik 2023 ka vendosur të kërkojë çregjistrimin e ish-kryetarit Basha nga regjistri i partive politike. Grupimi i përfaqësuar nga ky i fundit ka bërë kërkesë që të bëhet pjesë si palë në proces.

Seanca u shty për më 30 prill, kohë gjatë së cilës Gjykata e Tiranës do të administrojë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, qe ktheu për rigjykim në Apel çështjen e PD.

Në të njëjtën seancë do të shprehet edhe për legjitimimin ose jo të grupit të Bashës si palë në proces. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos