Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 0%
  • Kujdesi familjar 100%
  • Ndikimi i shoqërisë 0%

Reshjet e dëborës "pushtojnë" juglindjen, nuk ka probleme me qarkullimin

Nga Artin Halili
28 Nëntor 2023, 11:01 | Aktualitet

Reshjet e borës kanë vazhduar gjatë natës së mbrëmshme në juglindje, me intensitet të ulët krahasuar me pak ditë më parë.

Sipas informacioneve, në fshatin turistik të Dardhës ka rënë gati 4 cm borë, rruga është e hapur totalisht dhe e kriposur, megjithatë rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Reshje bore ka pasur edhe në rrethit e Devollit, në Cangonj dhe fshatrat përreth, trashësia e borës është thuajse 2-3 cm dhe rruga është pastruar dhe është e qarkullueshme pa probleme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli