Në qytetin e Vlorës, në “Sheshin e Flamurit” është mbajtur ceremonia e zyrtare për Ditën e Pavarësisë.
Njëri pas tjetrit, siç e parashikon protokolli, krerët më të lartë të shtetit shqiptar, presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë vendosur kurorën e luleve dhe më pas janë përkulur përpara monumentit të Ismail Qemalit.
Shqipëria shënon sot 111-vjetorin e Pavarësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit që përkujtohet çdo vit me krenari e patriotizëm nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Më 28 Nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke e shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
Me rastin e kësaj dite të shënuar, autoritetet lokale dhe ato qendrore kanë organizuar evente të shumta që do të mbahen në disa qytete të vendit.
(A2 Televizion)