Shqipëria shënon sot 111-vjetorin e Pavarësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit që përkujtohet çdo vit me krenari e patriotizëm nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke e shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
Me rastin e kësaj dite të shënuar, autoritetet lokale dhe ato qëndrore kanë organizuar evente të shumta që do të mbahen në disa qytete të vendit.
Festimet do të nisin në Vlorën e Ismailit, aty ku do të kryhet ceremonia tradicionale e ngritjes së Flamurit me shkabën dykrenare. I pranishëm në këtë ngjarje do të jenë krerët më të lartë të shtetit, mes të cilëve dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Veçantia e kësaj feste do të jetë parada që do të mbahet në kryeqytet, ku do të parakalojnë kryetarët e bashkive dhe komunave nga të gjitha trevat shqipfolëse Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Presheva e Bujanoci.
Të ftuarit specialë janë krerët e komunave arbëreshe në Itali dhe përfaqësuesit e diasporës amerikane.
Përpos simpoziumeve dhe ceremonive përkujtimore të kësaj dite të shenjtë, festa e madhe do të përmbyllet në darkë me festivalin e Gjirokastrës, i cili sjell disa nga pjesët më të mira të këtij eventi.
Festime për Ditën e Flamurit do të ketë në të gjitha qytetet shqiptar, por kryeqendra si asnjëherë më parë, këtë vit do të jetë Tirana.
(A2 Televizion)