Vetëm një ditë pas protestave ku me dhjetëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë kundër projektligjit për surrogacinë dhe martesave të së njëjtës gjini, këtë të shtunë ka qenë radha e komunitetit LGBTQI+ që të marshojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbështetje të këtyre dy nismave.
“Me këtë marshim, ne i treguam të gjithëve që ne jemi në familjet e kujtdo. Ne nuk jemi kërcënim, por dashuri! Ne kërkojmë dashuri, barazi, liri. Faleminderit të gjithëve që tregoni se jemi një shoqëri demokratike”, u shpreh Xheni Karaj.
Projektligji për surrogacinë dhe më pas martesa e dy vajzave te Bashkia e Tiranës u shoqërua me reagime të shumta nga komunitetet fetare dhe jo vetëm në vend.
I pranishëm në këtë marshim ishte edhe ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato. (A2 Televizion)